Behrami me Genoan fitojnë tre pikë në luftë për mbijetesë në Itali

Futboll

Behrami me Genoan fitojnë tre pikë në luftë për mbijetesë në Itali

Nga: Kemajl Goca Më: 12 korrik 2020 Në ora: 19:14
Behrami me Genoan fitojnë tre pikë në luftë për mbijetesë në Itali

Ish reprezentuesi i Zvicrës, futbollisti nga Kosova, Valon Behrami, me Genoan fitojnë tre pikë të mëdha në luftë për mbijetesë në Serie A.  

Gemoa si vendas e mundi me 2:0 Spal-in, në takimin e javës së 32-të. 

Në minutën e 24-të, Pandev shënon për 1:0, ndërsa Falauq lëshon rastin që të shton epërsinë në minutën e  37-të, pasi që dështoi nga penalltia, ku goditjen e tij e priti portieri Letica. 

Në minutën e 54-të, Schone thellon fitoren në 2:0.

Valon Behrami ka luajtur standard deri në minutën e 74-të për Genoan, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 67-të. 

Genoa është në vend të 17-të me 30 pikë dhe Spal i fundit me 19 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat