Kryetrajneri i Prishtinës: Gjasat na janë zvogëluar

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës: Gjasat na janë zvogëluar

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 20:30
Dallku

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ka arritur të marr një pikë të madhe në kryeqytet, pasi luajti baras 1:1 ndaj Prishtinës.

Endrit Krasniqi shënoi i pari për vendasit, kurse 10 minuta para fundit rezultatin e barazoi, Astrit Fazliu.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Armend Dallku tha se sot ndaj tyre nuk iu dha një penallti.

“Gjasat tashmë janë zvoglu shumë, në çdo ndeshje kemi potencuar se luajmë për tre pikë, kishim mungesa sot në mesfushë me Zybën dhe Ahmetin, dhe ndoshta që nuk na dha mundësi të freskohet ky repart i yni”, tha fillimisht Dallku.

“Bëmë një lojë të mirë, kishim edhe një penallti dhe për mendimin tim, ajo nuk na u dha, e që ishte 100 për qindtë, por kjo të mbetët në ndërgjegje të referit”.

“Ne kemi pasur raste që nuk na u dhanë penallti si në Podujevë dhe këtu ndaj Drenicës, dhe ky ishte rasti i tretë që nuk na ipet në favor tonin”.

“Mesa di unë, ndaj Dritës nuk janë dhënë penallti në 2-3 vitet e fundit, dhe sa më kanë thënë, ishte Florent Hasani që iu ka shënuar nga 11 metra e i cili luan tashmë në Hungari”, përfundoj Dallku.

Me fitore, Drita tashmë shton gjasat e saj për titullin e tretë në histori të klubit, kurse, Prishtina tashmë me shumë pak gjasa, tri xhiro para fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat