Mbyllet pa fitues ndeshja mes Napolit dhe Milanit - Bota Sot
Mbyllet pa fitues ndeshja mes Napolit dhe Milanit

Futboll

Mbyllet pa fitues ndeshja mes Napolit dhe Milanit

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 23:50
Zlatan Ibrahimovic

Ka përfunduar derbi mes Napolit dhe Milanit.

Napoli dhe Milan kanë luajtur baras me rezultatin 2-2 në derbin e xhiros së 32-të në Serie A.

Milan kaloi i pari në avantazh me anë të Theo Hernandez, kurse Di Lorenzo barazoi shifrat, për ti dërguar skuadrat në pushim me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë, Napoli kaloi në avantazh me goline  Dries Mertens në minutën e 60-të, por festa e tyre zgjati vetëm 13 minuta, pasi Kessie barazoi rezultatin nga pika e penalltisë.

Milan mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi Saelemaekers mori dy kartonë të verdhë brenda dy minutave lojë.

Napoli mbetet në vendin e gjashtë me 52 pikë, dy më shumë se Milani që ndodhet një pozitë më pak.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat