Plepolli: Kjo gjë po e bën Dritën më të fortë - Bota Sot
Plepolli: Kjo gjë po e bën Dritën më të fortë

Futboll

Plepolli: Kjo gjë po e bën Dritën më të fortë

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 23:59
Prepolli: Kjo gjë po e bën Dritën më të fortë

Prishtina i ka thënë pothuajse ‘lamtumirë’ titullit kampion edhe për këtë vit.

Drita ka arritur të marr një pikë të madhe në kryeqytet, pasi luajti baras 1:1 ndaj Prishtinës.

Endrit Krasniqi shënoi i pari për vendasit, kurse 10 minuta para fundit rezultatin e barazoi, Astrit Fazliu.

Këtë duel e ka komentuar, Arsim Plepolli në emisonin ‘Sporti Total’.

“Drita ka një ekip shumë cilësor dhe ndeshja zhvillohet 90 minuta dhe kanë befasuar shumë, ku dhe pas disanvatazhit e kërkuan golin e barazimit”, tha fillimisht Plepolli.

“Nëse Prishtina do e kishte shënuar golin e dytë te shtylla, padyshim që do kishte qënë shumë vështirë për Dritën më pas, por ky është futbolli”.

“Kryesia e Dritës po iu rri afër lojtarëve mjaft shumë, dhe kjo po e bën më të fortë këtë skuadër”.

“Prishtina sot ka qenë më e ngarkuar nga rasti në Gjilan, por me ardhjen e Dallkut padyshim që ky ekip po luan më mirë sesa me trajnerët që ka pasur deri tani”, tha Plepolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat