Drejtorit të FC Prishtinës nuk i pëlqejnë deklaratat e Shurdhanit - Bota Sot
Drejtorit të FC Prishtinës nuk i pëlqejnë deklaratat e Shurdhanit

Futboll

Drejtorit të FC Prishtinës nuk i pëlqejnë deklaratat e Shurdhanit

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 00:00
Drejtorit të FC Prishtinës nuk i pëlqejnë deklaratat e Shurdhanit

Në kuadër të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll, sot u zhvilluan dy ndeshje tejet interesante.

Fillimisht, Gjilani mposhti Drenicën në shtëpi me rezultat 2:0 në stadiumin e qytetit në Gjilan për të vazhduar ëndrrën drejt titullit kampion.

Nga ana tjetër, FC Prishtina dhe Drita u përballën në një ndeshje spektakolare në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet.

Ndeshja në fjalë u mbyllë me rezultat 1:1, por që në këtë ndeshje nuk munguan rastet dhe futbolli i bukur. Ndërkaq nesër do të jenë në program katër ndeshje tjera interesante.

Feronikeli do të përballet me Ballkanin në “Rexhep Rexhepi” në Drenas, derisa Llapi synon fitore për të siguruar mbijetesën ndaj Flamurtarit. Kurse, Dukagjini e pret Trepçën’89 në Klinë, derisa Vushtrria përballet me Ferizajn. 

Ndërkaq, ish-gjyqtari i Kosovës, Ismet Shurdhani i ka dalur në mbrojtje gjyqtarëve në Kosovë pas kritikave të fundit.

Por, kjo nuk i ka pëlqyer aspak drejtorit sportiv të FC Prishtinës, Granit Begolli, i cili i ka thënë Shurdhanit:

“Gjyqtari Kreshnik Vula në ndeshjen Gjilani – FC Prishtina ka referuar siç ka dashur dhe e ka drejtuar në mënyrën se si duhet të shkojë rezultati”.

“Pse i keni pezulluar gjyqtarët e kësaj ndeshje?”, pyeti Begolli ish-gjyqtarin e Kosovës.

“Do të jenë jashtë deri në kompletim të lëndës. Vendimi i gjyqtarit është përfundimtar. Gabimet ndodhin, por nuk janë të qëllimshme”, u përgjigj Shurdhani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat