Messi dëshiron ta përfundojë karrierën te Barcelona

Futboll

Messi dëshiron ta përfundojë karrierën te Barcelona

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 09:55
Lionel Messi

Presidenti i Barcelonës, Josep Martia Bartomeu, ka konfirmuar se kanë filluar bisedimet me superyllin argjentinas Lionel Messi, për vazhdimin e kontratës. Bartomeu ka insistuar se është i bindur se Messi do ta mbyllë karrierën te Barcelona.

“Ne kemi folur, po flasim dhe do të vazhdojmë të flasim me Messin. Ai dëshiron të përfundojë karrierën këtu, ne definitivisht do ta vazhdojmë kontratën. Nuk kam asnjë dyshim se do të qëndrojë këtu”, ka thënë Bartomeu “TV3”.

Bartomeu po ashtu ka thënë se Barcelona do të presë deri në fund të stinorit para se të bëjë ofertë për sulmuesin argjentinas të Interit, Lautaro Martinez.

E sa i përket Xavi Hernandezit, Bartomeu, ka shtuar se herët a vonë Xavi do të jetë trajner i Barcelonës.

“Herët apo vonë, Xavi, do të jetë trajner i Barcelonës. Por, për tash ne nuk po kërkojmë trajner, e kemi Quiquen”, ka thënë Bartomeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat