Serie A kërkon rikthimin e tifozëve në stadiume

Futboll

Serie A kërkon rikthimin e tifozëve në stadiume

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 16:31
Foto Ilustrim

Serie A po shpreson që të rikthehet një pjesë e tifozëve nëpër stadium para se të mbyllet ky edicion.

Të 20 klubet nga liga italiane kanë mbajtur një video konferencë ku janë pajtuar që tifozët të rikthehen në stadiume, por të ketë distancë mes tyre.

“Të gjitha 20 klubet kanë vendosur që t’i japin mandatin profesorit Vaccarella rreth të drejtat e Sky Sportit për të drejtat e transmetimit të ndeshjeve që nga muaji maj, në mënyrë që të mos ndërpritet marrëveshja”, thuhet në komunikatën e Serie A.

“Sidoqoftë, klubet me një respektim të plotë, duan që një pjesë e tifozëve të rikthehen nëpër stadiume, sponzorët dhe ata që mbajnë banerat para fillimit të një ndeshjeve”.

“Sky Sport ende nuk i ka paguar të gjitha detyrimet e tyre që ku u rikthye futbolli në Itali, mirëpo në një mirëkuptim të plotë, do të përfundohet edhe ajo pjesë, për të vazhduar bashkëpunimin edhe për tri vite të tjera, 2021/2024, që do të vazhdohet në javët e ardhshme”, thuhet më tej aty.

Klubet nga Serie A duan që tifozët të rikthehet para se të mbyllet ky edicion dhe të vazhdojnë me strategjinë e njëjtë edhe për sezonin 2020/21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat