Reali do fitore sonte për t’iu afruar titullit

Futboll

Reali do fitore sonte për t’iu afruar titullit

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

“Los Blancos” do ta vizitojnë Granadan dhe një fitore eventuale do t’ua shtonte gjasat për t’u bërë kampionë të Spanjës

Real Madridi do ta zhvillojë sonte njërën nga tri finalet e sezonit në La Liga.

“Los Blancos” do ta vizitojnë Granadan, në kërkim të tri pikëve të radhës, të cilat mund t’i afrojnë ata me titull të kampionit në Spanjë.

Ekipi i Zinedine Zidanet e ka një pikë më shumë se Barcelona në tabelë, por një ndeshje më pak të zhvilluar.

Andaj, “Mbretërit” nuk guxojnë të gabojnë sonte, nëse duan ta mbajnë distancën prej katër pikëve ndaj kampionit aktual spanjoll.

Nëse fiton sonte Reali, në dy ndeshjet e fundit do t’i mjaftonin vetëm dy barazime për t’u shpallur kampionë.

Ndeshja në mes të Granadës dhe Realit do të fillojë në orën 22:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat