Cadiz rikthehet në La Liga për herë të parë pas vitit 2006 – u premton tifozëve 10 mijë bileta falas

Futboll

Cadiz rikthehet në La Liga për herë të parë pas vitit 2006 – u premton tifozëve 10 mijë bileta falas

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 17:38
Cadiz

Cadiz është rikthyer në La Liga për herë të parë që nga vitit 2006 dhe u ka premtuar tifozëve 10 mijë bileta falas për edicionin 2020/21.

Klubi andaluzian e arriti promovimin në elitën e futbollit spanjoll të shtunën e javës së kaluar dhe presidenti Manuel Vizcaino ka konfirmuar premtimin.

Sipas asaj që raporton Marca, i pari i Cadiz ka premtuar se 10 mijë bileta do ofrohen falas për ndeshjet që do i zhvillojnë në shtëpi për sezonin e ri.

Më 16 mijë bileta në dispozicion, vetëm gjashtë mijë prej tyre do të dalin në shitje e pjesa e tjetër do të shkojë falas te përkrahësit e tyre.

Tifozët që kanë paguar biletat e këtij edicioni, mirëpo që nuk kanë mundur të jenë të pranishëm në stadium për shkak të coronavirusit, do të rimbursohen.

Cadiz njihet se ka një tifozeri besnike dhe të zjarrtë, andaj edhe kjo dhuratë nga presidenti i klubit shkon me plotë meritë për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat