Mbyllet dueli i zjarrtë i pesë golave: Dukagjini i shkakton shumë probleme Trepçës ’89

Futboll

Mbyllet dueli i zjarrtë i pesë golave: Dukagjini i shkakton shumë probleme Trepçës ’89

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 19:13
Dukagjini

Dukagjini e ka befasuar Trepçën ’89 në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur me rezultat 3-2.

Pas vetëm dy minutash lojë, Muharrem Jashari kaloi mitrovicasit në epërsi, mirëpo gëzimi i tyre nuk zgjati shumë.

Ishte Arbër Shala (11’) që barazoi shifrat në 1-1 me gjuajtjen e parë të Dukagjinit në portë, por edhe fal gabimit të mbrojtjes mysafire.

Dy minuta më vonë, Milot Avdylit (13’) riktheu Trepçën ’89 në epërsi, për të vazhduar kështu me ritëm të lartë.

Por, Avdyli ishte i pafat në minutën e 45’+3, pasi shënoi në portën e tij, duke i barazuar shifrat në 2-2.

Në pjesën e dytë, Dukagjini u treguar më kërkues dh më i vendosur që të fitonte përballjen.

Ishte minuta e 73-të kur Kamara i vendasve përfitoi nga një gabim i mbrojtjes mysafire, për të përmbysur kështu rezultatin në 3-2, e për të fituar kështu tri pikë që nuk u hyn në punë.

Dukagjini tashmë ka rënë nga Superliga e Kosovës ku kanë mbetur vetëm edhe tri xhiro për të zhvilluar, shkaku që gjenden në vendin e 12-të me 13 pikë, derisa Trepça ’89 lufton për mbijetesë në vendin e nëntë me 35 sosh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat