Titullar i padiskutueshëm

Futboll

Titullar i padiskutueshëm

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 15:37
Nicolas Gonzalez

Stuttgarti arriti të rikthehej me shumë vështirësi në Bundesligë për sezonin tjetër dhe menjëherë pas festës ka shpërthyer çështja Nicolas Gonzalez. 

Sulmuesi argjentinas, titullar i padiskutueshëm me 14 gola dhe 3 asiste, ka kërkuar largimin për të bërë një hap përpara në karrierën e tij, por drejtuesit e mendojnë ndryshe.

Ata nuk duan të dobësojnë skuadrën në një kohë kur është e vështirë financiarisht për të gjetur alternativë dhe për më tepër vetëm me një ofertë prej 30 mln eurosh mund të pranojnë largimin e argjentinasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat