Milani dhe Arsenali në garë për transferimin e Marc Rocas

Futboll

Milani dhe Arsenali në garë për transferimin e Marc Rocas

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 15:42
Milani dhe Arsenali në garë për transferimin e Marc Rocas

Milani është i gatshëm ta sfidojë Arsenalin për mesfushorin spanjoll, Marc Roca, i cili mund të largohet nga Espanyoli pasi klubi katalunas ra nga La Liga.

23-vjeçari ka një klazuolë largimi prej 40 milionë eurosh, por që Espanyoli mund të bëjë zbritje pas rënies nga elita.

Sipas "Mundo Deportivo", Milani dhe Arsenali janë pretendentët kryesor për transferimin e tij.

Roca është produkt i akademisë së Espanyolit dhe e ka kaluar tërë karrierën me këtë klub.

Por, tani raportohet se ai e dëshiron largimin nga klubi katalunas.

Ai ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tri asistime në 42 ndeshje kampionale këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat