Barcelona konfirmon blerjen e talentit brazilian

Futboll

Barcelona konfirmon blerjen e talentit brazilian

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 15:46
Barcelona konfirmon blerjen e talentit brazilian

Skuadra e Barcelonës ka paguar 4.5 mln euro skuadrës së Sao Paollos për të blerë kartonin e tinejxherit Brazilian Gustavo Maia.

Sipas “Globo Esporte” , ditë më parë skuadra katalonase ka dërguar 1 mln euro si fillim të transferimit , ndërsa gjatë ditës së djeshme paguan edhe pjesë e dytë të pagesës, ose 3.5 mln euro në konton e Sao Paolos, për të angazhuar Gustavos, që është një talent i jashtëzakonshëm, por që nuk ka asnjë minutë në futbollin profesionist.

Maia është pjesë e kombëtares së Brazilit U17, ndërsa nga 14 vjetë është pjesë e Sao Paolos dhe ka shënuar 36 gola në 30 paraqitjet për moshat e reja në vitin 2018, ndërsa vitin e kaluar realizoi 21 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat