Trepça vatër e talenteve! Ardit Maxhera, një emër që po vjen

Futboll

Trepça vatër e talenteve! Ardit Maxhera, një emër që po vjen

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 16:35
Trepça vatër e talenteve! Ardit Maxhera, një emër që po vjen

Mitrovica si gjithmonë ka zbuluar e formuar emra të mëdhenj të futbollit, që nga Luan Prekazi, Xhevat Prekazi, Rafet Prekazi, Jakup Abrashi, Ajet Shosholli (trajner i Trepçës, Vëllaznimit, Prishtinës së Gjeneratës së Artë, Shkëndijes nga Tetova në vitet e 90-ta, selektor i parë i kombëtares së Kosovës 1991-1996), Hysni Maxhuni, Rexhep Xhaka etj. 

Në shkollën e futbollit Trepça po bëhet një punë e madhe me trajnerët Emin Baliqi dhe Shpëtim Fetahu.

Të rinjtë vlojnë si bletët në stërvitje, secili me synime që të arrijë sa më lartë. Trepça është vatër e talenteve dhe nga e cila kanë dalur emra të mëdhenj qoftë në vitet e 60-ta, 70-ta e këndej. Një emër që po vjen është edhe Ardit Maxhera.

Image

Arditi është mbrojtës luftarak. Ai ka një talent të rrallë dhe gjithnjë e më shumë po përsoset në lojën më të popullarizuar në botë.

Arditi e fitoi një medalje dhe iu gëzua një Kupe. Për të dhe për shokët e gjeneratës te Trepça, moment me shumë rëndësi. Meritojnë lëvdata sidomos trajnerët, Emin Baliqi, Shpëtim Fetahu dhe të tjerët, për punën që po e bëjnë te Shkolla e KF Trepça, klubit simbol të qytetit.

Lëvdata meritojnë edhe shokët tanë, Lavdim Behxheti, Astrit Çitaku, Seid Onbashi për punën që e bëjnë te Trepça '89, por edhe trajnerët në shkollat tjera të futbollit të qytetit. Sa i takon Lavdimit e Astriti, Superliga është e mbushur me lojtarë që janë rritur duke ushtruar me ta.

Qindra fëmijë ndjekin ëndrrat për futboll dhe një pjesë e tyre do t'ia dalin të luajnë në Superligë. Shpresojmë të luajnë edhe më lartë, në top-liga evropiane dhe për Kosovën.

Numri i talenteve që i ka Mitrovica, puna që bëhet me ta, është në shpërputhje të plotë me nivelin që futbolli i qytetit e ka aktualisht te të rriturit, me ndikimin e tij në futbollin e vendit. Shpresojmë për ditë më të mira për dy klubet mitrovicase, por kjo është shumë më e lehte duke grumbulluar dhe duke kthyer djemtë e qytetit. Me Rronin, Trimin, Canin, Arbërin (x2), Ergynin, Diarin.... do të ishte shumë më e lehtë për të dy klubet. Ata dhe këta që po rriten gradualisht e dinë më së miri rëndësinë e fanellës, privilegjin e prezantimit të qytetit.

Image

Qyteti, fatkeqësisht, ka humbur lidhjen me klubet e futbollit. Duken shumë larg njëri-tjetrit. E di që klubet nuk e kanë të lehtë, por...

Kthimi i lidhjes së shkëputur duhet të jetë hapi i parë për rifitimin e respektit. Është ndryshe kur i gjithë qyteti jeton me futbollin e sportin.
Këtë herë urime për njomakët e Trepçës, me shpresë për më shumë përkrahje ndaj tyre dhe të gjithë futbollistëve të qytetit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat