“Nuk hezitoj të largohem” – Conte pranon se mund të përshëndetet me Interin

Futboll

“Nuk hezitoj të largohem” – Conte pranon se mund të përshëndetet me Interin

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 16:52

Antonio Conte nuk ka hezituar të pranojë se mund të largohet nga Interi në këtë verë.

Trajneri italian duket se nuk po ia arrin qëllimit që të fitojë trofe në këtë edicion me Neraazurët, andaj e ardhmja e tij është vënë në pikëpyetje.

Conte ka pranuar hapur se nëse atij i kërkohet që të largohet nga skuadra, me kryesinë që mund të jetë e pakënaqur, atëherë do të marrë atë vendim.

“Më kanë thirrur këtu që të jem pjesë e një projekti trevjeçar, në mënyrë që t’i rikthejë ata ku e meritojnë”, ka thënë italiani.

“Natyrisht se kjo duhet kohë për ta bërë. Kam ardhur këtu me shumë entuziazëm dhe besim të plotë”.

“Erdha në vitin e kaluar dhe me projektin trevjeçar, andaj nëse nuk ia arrij qëllimit, do të largohem nga skuadra”.

Image

“Nëse të gjithë janë të lumtur aktualisht me punën që bëjë, do të jem mirë, por nëse nuk janë, atëherë nuk hezitoj të largohem”, ka shtuar më tej Conte.

Massimiliano Allegri lidhet me një kalim te Interi e që kjo do të bënte që ish-trajneri i Chelseat të largohej nga Giusseppe Meazza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat