Klopp e Mourinho hidhen në sulm

Futboll

Klopp e Mourinho hidhen në sulm

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 16:54
Klopp e Mourinho hidhen në sulm

KAS-i i Lozanës i hoqi pezullimin dy vjeçar nga Kupat e Europës klubit anglez të Manchester Cityt, ndërsa tekniku spanjoll i “citizens” Pep Guardiola nuk e fshehu entuziazmin në konferencën për shtyp të pasdites së sotme.

“Jam shumë i lumtur për vendimin e KAS-it, pasi klubi ka operuar gjithmonë në bazë të rregullave dhe do të ishte e padrejtë të pezulloheshim. Pas vendimit të parë të UEFA-s, kërkuam të mbrohemi, duke qenë të bindur se kemi operuar në bazë të rregullave dhe kështu ndodhi, pasi KAS-i na dha të drejtë”, deklaroi Pep.

Megjithatë ndryshe nga Guardiola, dy trajnerët e skuadrave rivale, Jurgen Klopp i Liverpoolit dhe Jose Mourinho i Tottenhamit nuk u kursyen kritikat për gjykatën, teksa gjermani e cilësoi një ditë të errët për futbollin, ndërsa portugezi si një vendim të turpshëm.

“Jam i lumtur që Manchester City mund të luajë në Ligën e Kampionëve, por për të qenë i ndershëm, mendoj se kjo ishte një ditë e errët për futbollin. Fair Play Financiar është krijuar për të mbrojtur klubet dhe garën, duke detyruar të gjithë të shpenzojnë aq sa i kanë mundësitë reale, por me këtë vendim mori një goditje të rëndë”, deklaroi Klopp.

“Nuk e di nëse Manchester City është me faj apo jo, por në të dy rastet, ky vendim është i turpshëm. Nëse “citizens” nuk kanë gabuar, atëherë pse duhet ët gjobiten me 10 milionë euro? Nga ana tjetër, nëse kanë gabuar, sërish kemi vendim të turpshëm, pasi duhej pezulluar”, u shpreh Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat