Kuqezinjtë - negativë

Futboll

Kuqezinjtë - negativë

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 17:05
Kuqezinjtë - negativë

Lojtarët, stafi teknik dhe të punësuarit në klub rezultojnë negativë në testet për COVID-19. Shkëndija nga Tetova pas kthimit nga Mavrova vijojnë stërvitjet në Tetovë.

Shkëndija i ka dhënë fund qëndrimit një javorë në Mavrovë dhe pas një dite të lirë futbollistët nga e marta kanë vazhduar seancat stërvitore në Tetovë.

Në ndërkohë duke ndjekur rekomendimet e protokollit shëndetësorë të FFM-së për zhvillim të stërvitjeve dhe ndeshjeve, komplet skuadra kuqezi, stafi teknik dhe të punësuarit në klub u janë nënshtruar testeve për COVID-19.

Për fat të mirë rezultatet janë negative, kështu që ekipi me formacion të plotë mund të vijojë aktivitetet e parapara për periudhën që pason.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat