Atalanta turpëron rivalin e përjetshëm, Brescian – fiton derbin me rezultatin e thellë 6:2

Futboll

Atalanta turpëron rivalin e përjetshëm, Brescian – fiton derbin me rezultatin e thellë 6:2

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 23:48
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Atalantas ka mposhtur Brescian me rezultatin e thellë 6:2.

Derby della Lombardia u dominua krejtësisht nga Atalanta – që në fund fitoi duelin dhe turpëroi kundërshtarin, duke e mposhtur me rezultatin 6:2.

Heroi i këtij dueli për Atalantan ishte mesfushori Mario Pasalic, i cili realizoi tre gola.

Malinovsky, De Roon dhe Zapata shënuan golat e tjerë për Atalantan, kurse Torregrossa dhe Spalek realizuan për Brescian.

Atalanta me këtë fitore shkon në kuotën e 70 pikëve në vendin e dytë – kurse Brescia mbetet në vendin e parafundit me 21 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat