Guardiola: Do të qëndroja në Man City, edhe sikur të binim në kategorinë e tretë

Futboll

Guardiola: Do të qëndroja në Man City, edhe sikur të binim në kategorinë e tretë

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 00:45
Pep Guardiola

Pep Guardiola beson se tani nuk është koha për të biseduar për kontratë të re në Manchester City, edhe pse këmbëngul se do të kishte qëndruar në këtë klubi edhe nëse ai do të binte në League Two – kategorinë e tretë të futbollit anglez.

Komenti i Guardiolës lidhet me dënimin që UEFA ia kishte shqiptuar Cityt duke e pezulluar nga garat evropiane për dy vjet për shkelje të rregullave për ndershmëri financiare.

Kur dënimi u shqiptua në shkurt, pati thashetheme të vazhdueshme rreth të ardhmes së trajnerin spanjoll në Etihand.

Por vendimi i së hënës i Gjykatës së Arbitrazhit Sporti, i cili e shfuqizoi vendimin e UEFA-s, e bën City të lirë të luajë në Ligën e Kampionëve dhe i ndryshoi gjërat.

“Asgjë nuk ma ka ndryshuar mendimin, mbase do të jem në gjendje të qëndrojë më gjatë këtu”, tha Guardiola i pyetur nëse do ta zgjasë kontratën me Cityn.

“Si klub, si organizatë, njerëzit nuk mund ta kuptojnë sesa kohë e vështirë ka qenë kjo për klubin, sepse jemi akuzuar për diçka që nuk e kemi bërë”, shtoi ai.

:Tani nuk është koha për të biseduar për kontrata, e kemi një muaj të jashtëzakonshëm para neve. E kam edhe një vjet kontratë, për një trajner kjo është kohë e gjatë, shumë e gjatë”, nënvizoi ai.

“Një muaj më parë gjashtë se do të qëndroja dhe se nuk kishte rëndësi se a luajmë apo jo në Ligën e Kampionëve, apo siç sugjeruan shumë njerëz këtu në Angli, në League Two”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat