Napoli gati të bëjë blerjen më të shtrenjtë në histori

Futboll

Napoli gati të bëjë blerjen më të shtrenjtë në histori

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 15:22
Napoli gati të bëjë blerjen më të shtrenjtë në histori

Drejtori Sportiv i Napolit Cristiano Giuntoli bëri një udhëtim “blitz” ditën e djeshme në Sardenjë, ku u takua me menaxherët dhe sulmuesin Victor Osimhen, për të sistemuar detajet e fundit të transferimit të tij nën urdhrat e Gennaro Gattusos.

Sipas mediave italiane, marrëveshja mes palëve është arritur plotësisht dhe pritet që 21-vjeçari të mbërrijë në Romë ditën e nesërme për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas për të hedhur edhe firmën mbi kontratën 5-vjeçare.

Për kartonin e Osimhen Napoli do të paguajë 50 milionë euro menjëherë dhe 10 milionë euro të tjera në formë bonusi te klubi francez i Lille, që disponon momentalisht kartonin e sulmuesit, ndërsa ka rënë poshtë mundësia e përfshirjes së Ounas në këmbim.

Kjo shifër e bën Victor Osimhen futbollistin më të shtrenjtë që Npaoli ka blerë ndonjëherë, duke thyer edhe rekordin e transferimit të Hirving Lozanos verën e kaluar, për shifrën e 42 milionë eurove.

Ndërkohë sulmuesi 21-vjeçar do të përfitojë një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, duke u bërë nga më të paguarit te Napoli, ndërsa presidenti De Laurentiis plotëson kështu një nga dëshirat më të mëdha të Gattusos për merkaton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat