Edhe Suarez nuk i kursen komplimentet

Futboll

Edhe Suarez nuk i kursen komplimentet

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 15:52
Edhe Suarez nuk i kursen komplimentet

Lautaro Martinez vijon të jetë në krye të listës së dëshirave të Barcelonës për merkaton e kësaj vjeshte, ndërsa pas Lionel Messit, edhe sulmuesi tjetër i katalanëve, Luis Suarez nuk i ka kursye komplimentet për argjentinasin.

“Është shumë i zoti dhe po e tregon veten duke luajtur në nivele të larta te Interi. Nuk është e lehtë të vish nga Argjentinas dhe të luash në nivele të tilla, aq më tepër në një futboll si ai italiani. Është i ri dhe nëse vjen te Barcelona, do ta ndihmojmë të ambientohet sa më shpejt”, deklaroi Suarez.

Lautaro te Barcelona shikohet si zëvendësuesi ideal i sulmuesit uruguaian, që tani ka 33 vite mbi supe dhe nuk mund të ofrojë garanci për të qenë vazhdimisht në nivele të larta.

Edhe vetë Suarez në një intervistë të disa muajve më parë u pati kërkuar drejtuesve që të fillojnë të mendojnë për zëvendësuesin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat