Koronavirusi ndryshon rregullat e futbollit

Futboll

Koronavirusi ndryshon rregullat e futbollit

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 17:01
Koronavirusi ndryshon rregullat e futbollit

FIFA ka vendosur të zgjasë opsionin që i lejon skuadrave të përdorin pesë zëvendësime edhe për sezonin 2020-2021. U vendos si rregull i përkohshëm për të mbrojtur lojtarët nga pandemia, por tani kampionatet mund të vazhdojnë ta aplikojnë këtë rregull edhe për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e FIFA-s vendosën që për shkak të situatës nga koronavirusi të lejojnë rregullin e pesë zëvendësimeve deri në qershor 2021. Në deklaratën e FIFA-s ndër të tjera thuhet:

“Çdo skuadër do ketë të drejtën të përdorë tre zëvendësime, por zëvendësimet e pjesës së parë nuk do përfshihen tek numri i përgjithshëm i zëvendësimeve, pra do zerohen”.

Pandemia ka ndryshuar jo vetëm jetën e përditshme por edhe futbollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat