Sassuolo - Juventus, sfidë dramatike, me 6 gola të shënuara

Futboll

Sassuolo - Juventus, sfidë dramatike, me 6 gola të shënuara

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2020 Në ora: 23:41
Sassuolo - Juventus, sfidë dramatike, me 6 gola të shënuara

Sfidë me kthesa në rezultat është zhvilluar mes Sassuolos dhe kampionit në fuqi Juventusit, e cila përfundoi me rezultat 3:3. Takimi u zhvillua në “Mapei Stadium – Città del Tricolore”!

Juventusi hasi në rivalitet të madh të vendasve. 

Juve udhëhoqi me 0:2, por vendasit përmbysin gjithçka, duke kaluar në epërsi me 3:2 dhe në fund sfida përfundoi baras (3:3). 

Duhet veçuar golin e Danilos së Juventusit, i cili nga rreth 16 metra shënon gol të bukur për 0:1 pikërisht në minutën e 5-të. 
Në minutën e 51-të, Berardi nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra shënon eurogol, kur topi përfundoi në këndin e majtë të portës së portierit të Juves, Szczesny.

Për Sassuolon shënuan Gjuriçiç (29'), Berardi (51') e Caputo (54') dhe për Juventusin realizuan Danilo (5'), Higuain (12') e Alex Sandro (64'). Juventusi kryeson tabelën me 77 pikë, ndërsa Sassuolo është në pozitën e tetë me 47 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat