Neymar po luan me frikë - Bota Sot
Neymar po luan me frikë

Futboll

Neymar po luan me frikë

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 10:38
Neymar

Neymar ka dhuruar spektakël në Parc des Princes me mijëra tifozë në stadium, pasi Franca ka lejuar tifozët, por me numër të limituar.

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, e ka pranuar se ne miqësoren që ekipi e tij e fitoi 7-0 ndaj Waasland-Beveren, ka luajtur më frikë, ashtu si ndeshje pas ndeshje pasi nuk dëshiron të lëndohet pas një kohe të gjatë jashtë fushës.

PSG po përgatitet për Champions League, që do të rinisë në gusht.

“Ishim paksa të frikësuar. Luajmë ndeshje miqësore dhe këso gjërash (lëndime) nuk duhet të ndodhin”, tha ai.

“Jemi këtu për t’u përgatitur sa më mirë, por gjithashtu duhet të kemi kujdes (nga dëmtimet)”.

“Jam i lumtur që u rikthyem të luajmë në shtëpi me disa fansa. Po përgatitemi pak nga pak për fazën finale të Champions League”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat