Pioli: Jemi bërë skuadër e fortë – në këtë moment të sezonit skuadra e fitoi vetëbesimin

Futboll

Pioli: Jemi bërë skuadër e fortë – në këtë moment të sezonit skuadra e fitoi vetëbesimin

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 09:07
Rossonerët

Stefano Pioli është shumë i kënaqur me fitoren e ekipit të tij 5-1 ndaj Bolognas. 

Rossonerët janë të pamposhtur që nga rifillimiv i futbollit dhe një nga skuadrat më në formë në Serinë A, ndërsa dje fitoi 5-1 ndaj Bolognas me golat e Alexis Saelemaekers, Hakan Calhanoglu, Ismael Bennacer, Ante Rebic dhe Davide Calabria, përcjell GazetaBlic.

“Ekipi po e shijon ndeshjen, kjo është ajo që mund të tregon nga mënyra sesi lojtarët po punojnë në stërvitje, gjatë ndeshjes dhe çdo kohë që kalojmë kohën së bashku,” tha Pioli për DAZN.

“Bolonja është një ekip veçanërisht i vështirë, kështu që kjo lloj ecurie do të thotë që kemi besim në atë që po bëjmë. Ne nuk kemi arritur ende objektivin tonë, kështu që duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe ta vazhdojmë punën.”

“Unë mendoj se loja që na dha vërtet shtytje ishte gjysmëfinalja e Coppa Italia. Duke luajtur pothuajse të gjithë ndeshjen me 10 lojtarë, por gjithsesi të organizuar, të vendosur dhe të përqendruar – na ka bërë më të fortë. Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme në udhëtimin tonë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat