Alves: Edhe Messi është njeri dhe ka nevojë për bashkëlojtarët - Bota Sot
Alves: Edhe Messi është njeri dhe ka nevojë për bashkëlojtarët

Futboll

Alves: Edhe Messi është njeri dhe ka nevojë për bashkëlojtarët

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 11:09
Lionel Messi dhe Dani Alves

Ish-lojtari i Barcelonës, Dani Alves, thotë se Lionel Messi ka nevojë për mbështetje më të madhe nga bashkëlojtarët, në mënyrë që skuadra të arrijë suksese.

Superylli argjentinas e shprehu haptas pakënaqësinë e tij kur katalunasit pësuan nga Osasuna, ndërkohë që Real Madridi u shpall kampioni i La Ligas.

“Leo është fitues natyral. Atij nuk i pëlqen të humbë. Kur skuadra humb, është normale që ai hidhërohet, ai do gjithmonë të fitojë”.

“Njësoj si unë. Ne duam gjithmonë të fitojmë. Ai e ka bërë këtë që bën për një kohë të gjatë, prandaj e kupton kur skuadra bën një gjë apo diçka tjetër. Prandaj e thotë atë që funksionon dhe atë që nuk funksionon, sepse e di”.

Image

“Ka kaluar aq shumë vite te Barca, ka përjetuar shumë gjëra dhe e di me saktësi se çfarë i duhet skuadrës për të fituar”.

“Ai e kupton atë që mendoj unë dhe kjo është mungesa e mbështetjes. Gjithmonë do ta them se Messi është pjata kryesore, ndërsa ne ishim përbërësit e përsosur të asaj pjate. Tash, më duket se ai po bën gjithçka, gjatë gjithë kohës, ndërsa duhet ta kujtojmë se edhe ai është njeri”, ka deklaruar Alves për Catalunya Radio.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat