Publikohet formacioni më i mirë i sezonit 2019/2020 në La Liga

Futboll

Publikohet formacioni më i mirë i sezonit 2019/2020 në La Liga

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 16:39
Messi dhe Benzema

Real Madrid janë kampion të La Ligas për sezonin 2019/2020.

‘Los Blancos’ një sezon të nisur jo mirë, arritën ta kthejnë në ar, duke fituar titullin e La Ligas.

Pas rifillimit të sezonit, i cili ishte ndërprerë shkaku i COVID-19, Real Madrid ka qenë në mesin e skuadrave më formën më të mirë në Evropë.

Kjo formë u është shpërblyer me titull të kampionit, duke lënë pas tyre Barcelonën.

Pas përfundimit të sezonit, është koha që të shikohet kush çka bëri përgjatë tij, dhe ‘Goal.com’ ka bërë përzgjedhjen e formacionit më të mirë.

Janë katër lojtarë të Real Madrid në këtë formacion, por në të nuk mungon as Lionel Messi.

Formacioni më i mirë i sezonit në La Liga:

Thibaut Courtois (Real Madrid), Jesus Navas (Sevilla), Sergio Ramos (Real Madrid), Gerard Pique (Barcelona), Pervis Estupinan (Osasuna), Lionel Messi (Barcelona), Casemiro (Real Madrid), Saul Niguez (Atletico Madrid), Mikel Oyarzabal (Real Sociedad), Karim Benzema (Real Madrid), Gerard Moreno (Villarreal).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat