Bale në “luftë” të hapur me Zidane, agjenti zbulon të ardhmen e uellsianit

Futboll

Bale në “luftë” të hapur me Zidane, agjenti zbulon të ardhmen e uellsianit

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 19:02
Zidane dhe Bale

Prej kohësht flitet e madje duket qartë që Gareth Bale nuk është i lumtur te Real Madrid.

Gjestet e sulmuesit uellsian në çdo ndeshje e tregojnë këtë. Edhe në festën e klubit në fushë pas fitimin e kampionatit, Bale u pa tepër i ftohtë e aspak i përfshirë.

Zidane nuk e grumbulloi në ndeshjen e fundit kundër Leganes, ndërsa në krahun tjetër agjenti i tij, Jonathan Barnett, shpret se Bale nuk do të shkojë askund.

Ai foli për BBC Sport duke thënë se sulmuesi i tij nuk do të largohet nga Madridi, pavarësisht zërave që e çojnë larg Bernabeut. “Gareth është mirë. Ai ka dhe dy vite të mbetura në kontratë. Atij i pëlqen Madridi dhe nuk do të shkojë askund. Ai është ende po aq i mirë sa të gjithë të tjerët, pjesa tjetër i takon Zinedine Zidane.

Barnett foli dhe për marrëdhënien e vështirë me Zidane. “Trajneri ka qenë shumë i suksesshëm. Nuk ka urrjetje mes tyre, Zidane nuk do ta aktivizojë. Gareth stërvitet çdo ditë. Huazim? Ai është ende ndër më të mirët në botë dhe lojtar të këtij kalibri nuk mund të huazohen”, – tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat