Moyes flet për dallimin mes tij dhe Solskajerit

Futboll

Moyes flet për dallimin mes tij dhe Solskajerit

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 16:01
Moyes flet për dallimin mes tij dhe Solskajerit

David Moyes e ka mbrojtur rekordin e vet si trajner i Manchester Unitedit, duke insistuar se dallimi i vetëm mes tij dhe trajnerit aktual, Ole Gunnar Solskjaer, është se klubi po i jep kohë norvegjezit.

Skocezi David Moyes u zgjodh për ta zëvendësuar ish-trajnerin legjendar Sir Alex Ferguson në Old Trafford në fund të sezonit 2012/13, pas 11 vjetëve të suksesshme në Everton.

Trajneri skocez e trashëgoi një skuadër të Djajve të Kuq që sapo e kishte fituar titullin e Premierligë, mirëpo nuk arriti ta vazhdojë me të njëjtin hap rrjedhën e rezultateve dhe u shkarkua vetëm pas 10 muajve në postin e trajnerit.

Kur Moyes u shkarkua, Manchester Unitedi kishte rënë nga kampioni në fuqi në pozitën e shtatë në tabelë dhe me dallim të madh nga klubet në top katërshe të Premierligës për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

57-vjeçari për momentin është duke punuar si trajner i West Hamit dhe të mërkurën do të përballet me Manchester Unitedit, të cilit i duhet fitorja për kualifikim në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Manchester Unitedi e ka pasur një ecuri mbresëlënës të ndeshjeve këtë vit dhe Moyes është i sigurt se ai mund t’i kishte arritur sukseset e njëjta si norvegjezi nëse do t’i ishte dhënë më shumë kohë nga klubi.

“Është një klub i mrekullueshëm dhe një vend brilant. Për mua është klubi më i madh në botë, pa asnjë dyshim. Është gjithmonë e veçantë të shkosh në atë vend dhe mezi po pres të kthehem”, ka thënë Moyes.

“Ole e pati një start të vështirë, por dallimi mes meje dhe atij është se atij po i  jepet kohë. Ai po sjell lojtarë nga akademia, filozofi kjo në të cilën Manchester Unitedi ka besuar gjithmonë. Tani ata kanë lojtarë të rinj tejet premtues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat