Rihapja e stadiumeve në Champions dhe Europa League?

Futboll

Rihapja e stadiumeve në Champions dhe Europa League?

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 16:07
Rihapja e stadiumeve në Champions dhe Europa League?

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin foli në kanalin zyrtar të organit më të lartë të futbollit evropian.

Duke marrë parasysh situatën, ai sqaroi se “besova që nga momenti i parë që Kupat Europiane do të zhvilloheshin si normalisht deri në fund. Duhet të jemi gjithnjë optimistë dhe të kemi një plan të gatshëm në rast të ngjarjeve të jashtëzakonshme si kjo krizë. Për momentin kemi planifikuar të luajmë të gjithë pjesën tjetër”.

“Luhet pa audiencë deri në njoftimin e mëtejshëm.

Nuk duam të ndërmarrim rreziqe. Si do ta përjetoj ndeshjen e parë në stadium në kompeticionet europiane? Jam i sigurt se do të jetë një ndjenjë e mirë. Mendoj se si të gjithë do të ishte edhe më mirë të shikoja një lojë me tifozët në stenda. Por unë jam një person optimist  dhe shpresa ime e madhe më thotë që spektatorët do të jenë në gjendje të kthehen për të mbushur stadiumet në sa me shpejt të jetë e mundur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat