Mbappe zbulon të ardhmen e tij

Futboll

Mbappe zbulon të ardhmen e tij

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 13:01
Mbappe

E ardhmja e futbollistit francez, Kylian Mbappe, duket se do të jetë kryeqyteti francez. Përkundër interesimit të madh të disa klubeve në krye me Real Madridin, Mbappe ka vendosur të qëndroj te Paris Saint Germain.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet talenti francez për “beIN Sports”.

“Jam këtu. Unë jam pjesë e projektit të klubit për të katërtin vit. Viti i 50-të i klubit është një vit shumë i rëndësishëm për klubin, për tifozët dhe për të gjithë. Kështu që unë do të jem këtu, pavarësisht se çfarë ndodh. Do të tentoj t’i sjell trofetë këtu, bashkë me skuadrën, dhe do ta jap më të mirën nga vetja”, ka thënë Mbappe.

Kylian Mbappe është njëri nga futbollistët më premtues për të ardhmen në futboll, andaj nuk ka munguar kurrë interesimi i klubeve të mëdha për shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat