Sulmuesi brazilian është kërkuar shumë vitet e fundit në Evropë

Futboll

Sulmuesi brazilian është kërkuar shumë vitet e fundit në Evropë

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 13:53
Sulmuesi brazilian është kërkuar shumë vitet e fundit në Evropë

Jorge Jesus la pak ditë më parë ekipin e Flamengon për t’u rikthyer te dashuria e tij e vjetër, Benfica.

Trajneri portugez vendosi të rikthehej te klubi nga “Da Luz” dhe tani ka nisur të mendojë për përforcimet e merkatos, ku si dëshirë kryesore ka një emër të njohur si Everton Soares.

Sulmuesi brazilian është kërkuar shumë vitet e fundit në Evropë, nga ekipe si Milani, Arsenali apo edhe Evertoni në janar, por nuk është bindur për të lënë Gremion.

Benfica është klubi i radhës që kërkon shërbimet e 24-vjeçarit, me klubin portugez që do të provojë gjejë marrëveshjen me klubin e Gremios fillimisht, që kërkon të paktën 30 milionë euro për ta lënë të lirë Everton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat