Arteta i uron fat Emerys në Villarreal

Futboll

Arteta i uron fat Emerys në Villarreal

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 16:18
Mikel Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i ka uruar fat paraardhësit të tij Unai Emeryt në postin e tij si trajner i Villarrealit, përderisa është shprehur mirënjohës për punën që ai e kishte bërë me Arsenalin.

Trajneri spanjoll ishte liruar nga detyra e tij si trajner në stadiumin Emirates në nëntor të vitit 2-19, pasi 18 muajve të vështirë në krye të klubit londinez.

Ai ishte emëruar trajner në Emirates si pasardhës i Arsene Wengerit, mirëpo e kishte pasur të vështirë t’i arrijë pritshmëritë e krijuara në klub.

Që kur është shkarkuar nga Arsenali, ish-trajneri i Sevillës dhe Paris Saint-Germainit ishte përfolur për emërimin si trajner në disa klube. Megjithatë, tani Villarreali e ka konfirmuar se Emery do të jetë trajneri i tyre i ri.

“E uroj për punën e re, ai po kthehet në Spanjë. Ai është një trajner që ka shumë përvojë atje dhe ka pasur suksese të mëdha”, ka thënë Arteta.

“Ne ia urojmë atij vetëm më të mirat nga ana jonë. Ka shumë njerëz në klubin tonë që e pëlqejnë atë shumë dhe kanë shumë respekt të madh për të”.

“E falenderojmë atë për gjithçka që ka bërë këtu me lojtarët, që ka tentuar ta përmirësojë skuadrën. Ne ia urojmë atij më të mirat dhe shpresojmë që gjithçka do t’i shkojë mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat