Benzema shpërfill presidentin e Federatës

Futboll

Benzema shpërfill presidentin e Federatës

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 11:49
Benzema shpërfill presidentin e Federatës

Benzema nuk e ka ndërmend të pajtohet dhe vazhdon të mban inat me kreun e Federatës së Futbollit të Francës.

Nowl Le Grawt, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, ka dhënë një intervistë së fundmi ku ka thur elozhe për sulmuesin Karim Benzema. Ky i fundit është përjashtuar nga kombëtarja franceze me polemika, ndërkohë që ka pasur edhe thumbime mes tij dhe kreut të federatës.

Le Grawt, në intervistën e dhënë është shprehur se ky ka qenë sezoni më i mirë në karrierë për Benzema.

“Ai ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Realin dhe e kam uruar Zinedine Zidane, që është trajneri i tij. Benzema është një nga lojtarët më të mirë sot.

A është më i miri? Nuk më takon mua ta gjykoj, sepse nuk i kam parë të gjitha ndeshjet. Për mendimin tim ai pati sezonin më të mirë në karrierë”, është shprehur Nowl Le Grawt, ndërkohë që ka reaguar edhe Benzema.

Në llogarinë e tij në Twitter, sulmuesi i Real Madrid ka shpërndarë intervistën e kreut të FFF dhe me ironi shkruan: “Preferoj të qesh me të”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat