Java e fundit e Kategorisë Superiore

Futboll

Java e fundit e Kategorisë Superiore

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 14:16
Java e fundit e Kategorisë Superiore

Java e fundit e Kategorisë Superiore luhet në një ditë, 4 ndeshje me orar Champions-i.

Ndeshjet e javës së fundit të Kategorisë Superiore, do të luhen të gjitha ditën e mërkurë, në dy orare. Katër ndeshje do të luhen në orën 20:45, ndërsa ndeshja tjetër do të luhet duke filluar nga ora 17:45.

Do të jetë vetëm Luftëtari-Kukësi që do luhet në 17:45. Skënderbeu-Partizani, Vllaznia-Flamurtari, Teuta-Laçi dhe Tirana-Bylis, do të luhen duke filluar nga ora 20:45.

Mund të thuhet se kjo do të jetë java e “qejfit”, pasi në Superiore tani është vendosur gjithçka, duke filluar nga titulli, mbijetesa dhe Europa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat