Mohon kontaktet me Messin

Futboll

Mohon kontaktet me Messin

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 18:15
Mohon kontaktet me Messin

Mediat italiane kanë telefonuar menjëherë në zyrat e Interit për të kuptuar si qëndron e vërteta e lajmit për një transferim të mundshëm të Lionel Messit.

Burime pranë klubit zikaltër gjithashtu kanë mohuar kontaktet me babain e lojtarit, por nga ana tjetër sigurojnë tifozët që të qëndrojnë të qetë dhe të kenë besim te puna që po bëjnë drejtuesit për këtë merkato.

Për momentin nuk ka asnjë reagim zyrtar, por “Dello Sport” citon administratorin Marota si njeriun që ka kontaktuar me ta dhe i ka thënë se ky lajm nuk ka asnjë të vërtetë.

Por, të gjithë e njohin Marotën, i cili u fotografua me menaxherin e Eriksenit dhe përpara mediave tha se nuk e njihte. Kjo gjë lë një dritë shprese për tifozët zikaltër, të cilët kanë nisur të mendojnë seriozisht që Leo Mesi mund të transferohet në Serinë A sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat