Real Madrid fitoi dhe pa Ronaldon, ish-lojtari tregon çelësin e suksesit tek Los Blancos

Futboll

Real Madrid fitoi dhe pa Ronaldon, ish-lojtari tregon çelësin e suksesit tek Los Blancos

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 19:53
Figo ka zgjedhur më të mirin aktualisht te Real Madrid.

Ish-ylli i Real Madrid, Luis Figo, ka folur për AS në lidhje me Cristiano Ronaldo-n.

“Cristiano ka qenë shumë i rëndësishëm për Real Madrid dhe Real Madrid për të. Është i pazëvendësueshëm, por Real-i ka gjetur mekanizma për të fituar edhe pa të”, ka thënë legjenda portugeze.

Më pas, Figo ka zgjedhur më të mirin aktualisht te Real Madrid.

“Benzema është një lojtar i madh dhe e ka treguar këtë vit. Ka bërë një hap të rëndësishëm nga momenti i largimit të Ronaldo-s, sepse ndihej më i rëndësishëm”.

“Është një përzierje mes një numri 9 dhe një numri 10”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat