Milani vendosë për të ardhmen e Ibrës dhe Donnarummës

Futboll

Milani vendosë për të ardhmen e Ibrës dhe Donnarummës

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 16:43
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic dhe Gianluigi Donnarumma janë shumë afër rinovimit të kontratave të tyre me Milanin.

Futbollistët u takuan me menaxherin e tyre, Mino Raiola, të shtunën.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Ibra dhe Donnarumam dëshirojnë të qëndrojnë në Milan për edicionin e ardhshëm dhe janë të gatshëm edhe t’i ulin pagat e tyre.

Kishte pasur dyshime rreth së ardhmes së tyre pas raportimeve për Ralf Rangnickut, por rinovimi i Stefano Piolit e ka bërë diferencën.

Ibra ka kontratë me Milanin deri në fund të edicionit, kurse Donnarumma deri në qershor të 2021-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat