Cavani është pranë nënshkrimit me Benfican

Futboll

Cavani është pranë nënshkrimit me Benfican

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 23:44
Edinson Cavani

Edinson Cavani spekulohet se ka arritur marrëveshje që t’i bashkohet Benficas gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit ishte identifikuar si shënjestra e Leeds United pas rikthimit në Ligën Premier, mirëpo sipas Todo Fichajes, ky transferim duket se nuk do të ndodhë.

Në bazë të këtij raportimi, uruguaiani e ka pranuar ofertën e klubit portugez dhe kanë mbetur të zgjidhen vetëm disa detaje para se të ndodhë kalimi në Lisbonë.

Besohet se 33-vjeçari do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Benfican, ndërsa marrëveshja mund të arrihet gjatë kësaj jave.

Zlatan Ibrahimovic ka qenë një opsion tjetër për Leeds, mirëpo Cavani është dukur gjithmonë alternativa më e përshtatshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat