Komentatori që kritikon Vuqiçin, Xhajiqin, kriminelin Dragan, i ka ndodhur diçka e keqe në Serbi!   

Futboll

Komentatori që kritikon Vuqiçin, Xhajiqin, kriminelin Dragan, i ka ndodhur diçka e keqe në Serbi!   

Nga: Kemajl Goca Më: 28 korrik 2020 Në ora: 19:31
Komentatori që kritikon Vuqiçin, Xhajiqin, kriminelin Dragan, i ka ndodhur diçka e keqe në Serbi!   

Në shumicën e mediave serbe, raportohet se komentatori sportiv, serbi Milojko Pantiq (73 - vjeçar) ka bërë aksident me veturën e tij "Ford" në zonën Peçinci.  Sipas tyre, Pantiqi pas aksidentit në komunikacion, kur iu bë testi ka dalë në gjendje të dehur (sasia e alkoolit 1.61 promilë)!

A është ky aksident shkaku i dehjes se komentatorit serb apo bandat serbe ia kurdisen dhe pa sukses?

Mediat serbe shkruajnë se në këtë aksident nuk ka të lënduar, ndërsa Pantiq është dërguar në stacionin e policisë dhe ishte marrë në pyetje.  Sipas tyre, del se Pantiqi ka qenë i dehur. 

Në fakt, Pantiqi është kritikues i ashpër, më i ashpri i regjimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiqit.  Pantiq para një kohe hoqi dorë publikisht nga Cërvena Zvezda sepse drejtuesit e saj ia kishin dorëzuar fanellën e klubit me numër 1, kriminelit të luftës, kapitenit Dragan.

Pantiq e kishte kritikuar ashpër Dragan Xhajiqin, president nderi i Zvezdës dhe drejtorin e përgjithshëm Zvezdan Terziqin, kur e kishin nderuar me fanellën me numër 1 kriminelin e luftës Dragan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat