Benzema acaron federatën franceze

Futboll

Benzema acaron federatën franceze

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 12:34
Benzema acaron federatën franceze

Karim Benzema nuk pranon të shkëmbejë 4 Ligat e Kampioneve të fituara me Kupën e Botës të fituar nga Franca në vitin 2018.

Sulmuesi i Real Madridit deklaroi se ndihet krenar për historinë që ka shkruar me klubin legjendar të Europës. Ndër të tjera, ai shton se “Topi i Artë” nuk është obsesion për të.

“Topi i Artë? Normal, e ëndërroj që në fëmijëri, por nuk është diçka që më bën të çmendem. Roli im në fushë? Nuk e përcaktoj se në çfarë pozicioni luaj, as duke u nisur nga numri (9, 10 apo 11). Jam futbollist dhe jap më të mirën. Të zëvendësoj 4 Ligat e Kampioneve me Kupën e Botës 2018? Jo, nuk më vjen keq aspak. Jam shumë krenar se çfarë kam arritur duke shpallur kampion Real Madridin”, përgjigjet sulmuesi francez.

Benzema thumbon indirekt Federatën Franceze, e cila e ka përjashtuar pas skandalit të shantazhit të shokut të kombëtares Matjë Valbuena në vitin 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat