Benzema injoron keq Ronaldon

Futboll

Benzema injoron keq Ronaldon

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 12:23
Benzema injoron keq Ronaldon

Një tjetër kandidat për “Topin e Artë” mund të jetë Sergio Ramos.

Golat e kapitenit të bardhë kanë qenë vendimtar për fitimin e titullit të La Liga-s.

Ai është një lojtar, që Benzema e vlerëson si një nga dy mbrojtësit më të fortë, me të cilët është përballur ndonjëherë. Kur u mor në pyetje për kundërshtarin e tij më të vështirë mbrojtës, ai tha: “Nuk është një, por dy. Janë Ramos dhe Raphael Varane, e provoj kur ndeshem me ta në çdo seancë stërvitore”.

I përjashtuar nga ekipi kombëtar i Francës, Benzema thotë se nuk ka keqardhje në atë drejtim. I pyetur nëse do të jepte katër titujt e Ligës së Kampionëve, që ka fituar me Real Madridin, për Kupën e Botës 2018, që u fitua nga “gjelat”, ai tha: “Jo, aspak. Nuk pendohem për asgjë. Ajo për të cilën jam më krenar është të jem kampion me Real Madridin”.

Ndërkohë, ai hodhi poshtë ish-shokun e skuadrës, Ronaldo, kur u pyet se kush është dribluesi më i mirë në futbollin e kohëve moderne. Benzema dha emrin e një ylli të PSG: “Për mua është Neymar, dribluesi më i mirë i futbollit modern”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat