Sulmuesi gabonez dëshiron ta kuptojë nëse Arsenali do të luajë në Evropë

Futboll

Sulmuesi gabonez dëshiron ta kuptojë nëse Arsenali do të luajë në Evropë

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 16:50
Sulmuesi gabonez dëshiron ta kuptojë nëse Arsenali do të luajë në Evropë

Sulmuesi gabonez dëshiron ta kuptojë nëse Arsenali do të luajë në Evropë apo jo, për të vendosur më pas për të ardhmen e tij

Finalja e FA Cup do të jetë mjaft e rëndësishme për Arsenalin.

Në fakt, nga kjo lojë do të varet edhe e ardhmja e Pierre-Emerick Aubameyangut.

Sulmuesi gabonez dëshiron ta kuptojë nëse “Topçinjtë” do të luajnë apo jo në Evropë sezonin tjetër, për të vendosur më pas për të ardhmen e tij.

Nëse “Gunners” e mposhtin Chelsean në finale të shtunën, do ta siguronin edhe kualifikimin në Europa League.

Mediumi britanik “The Mirror” shkruan se futbollisti ofanziv dëshiron të luajë në Ligën e Evropës ose Ligën e Kampionëve.

Nëse këtë gjë nuk ia mundëson klubi nga “Emirates Stadium”, lojtari do ta kërkojë largimin.

Ëndërr e 31 vjeçarit është të luajë në Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat