Gega trajneri i ri i Kukësit

Futboll

Gega trajneri i ri i Kukësit

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 18:54
Gega trajneri i ri i Kukësit

Tashmë është zyrtare, Skënder Gega do të jetë trajneri i ri i Kukësit. Ka qenë vetë klubi verilindor, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka bërë me dije se palët kanë arritur akordin ditën e sotme.

Prezantimi i Gegës do të bëhet ditën e hënë në orën 11:00, në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

"Klubi i Kukësit njofton se trajneri i ri i skuadrës, do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur ditën e sotme akordin.

Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin “Air Albania”, në orën 11:00. Klubi i uron mirëseardhjen trajnerit Gega dhe suksese me ekipin tonë!", njofton Kukësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat