As Milani, as Red Bulli

Futboll

As Milani, as Red Bulli

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 16:55
As Milani, as Red Bulli

As Milani, as Red Bulli. Zërat e orëve të fundit kanë gjetur konfirmim: Ralf Rangnick ka ndërprerë kontratën me kompaninë e famshme austriake, në të cilën ai mbante rolin e shefit të sportit dhe zhvillimit të futbollit.

Bisedimet për prishjen e kontratës kishin nisur prej kohësh, por vetëm orët e fundit u ndez tymi i bardhë. Marrëdhënia midis Red Bullit dhe Rangnick ka përfunduar një vit përpara kohe (skadonte 30 qershor 2021).

“Është momenti i duhur që unë të përfundoj angazhimin tim te Red Bulli. Do të doja të falënderoja të gjithë punonjësit dhe veçanërisht Dietrich Mateschitz për mbështetjen dhe besimin që më ka dhënë për të ndërtuar diçka këtu ndër vite. “Red Bull Soccer” është sinonim i një organizate shumë të suksesshme, të pozicionuar shumë mirë në të gjithë botën dhe ka qenë një nder dhe krenari e madhe që kam dhënë kontributin tim. I uroj Red Bullit më të mirën për të ardhmen”, – ishte reagimi i Rangnick pas zyrtarizimit të divorcit.

Ndërprerja e marrëdhënieve mes Rangnick dhe grupit Red Bull vjen disa ditë pas kthesës së bujshme që ka prekur edhe Milanin (konfirmimi i Stefano Piolit). E mundur tani që Rangnick të ulet në një stol, edhe nëse nuk do të jetë i Milanit. Ndoshta në Premier League, siç zbulohet nga “Bild”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat