Gega nuk humbet kohë

Futboll

Gega nuk humbet kohë

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 16:56
Gega nuk humbet kohë

Me emërimin e Skënder Gegës në krye të stolit të Kukësit, shtohen shanset që te verilindorët të afrohet mesfushori Ardit Hila.

Ashtu siç ka paralajmëruar “Panorama Sport”, prej ditësh drejtuesit e Kukësit janë futur në bisedime me elbasanasin që sezonin e fundit luajti me Prishtinën.

Hila ka qenë titullar fiks në sezonin kur Partizani fitoi titullin kampion me Gegën trajner. Në rolin e Hilës verilindorët kanë dy lojtarë si Musolli dhe Limaj, por nuk ka asnjë garanci që këta të fundit do të vazhdojnë edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas të gjitha gjasave, mesfushori elbasanas do të firmosë për klubin verilindor, duke shtuar në këtë mënyrë edhe konkurrencën në këtë repart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat