Juriç flet për shqiptarin

Futboll

Juriç flet për shqiptarin

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 16:59
Juriç flet për shqiptarin

Trajneri kroat i Veronës, Ivan Juriç ka folur për të ardhmen e mbrojtësi kuqezi Marash Kumbullës.

Trajneri rikonfimoi potencialin e madh të shqiptarit i cili luan si qendërmbrojtës në ekipin e tij. Gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”, ai do të nënvizonte:

“Kumbulla është gati për një ekip të madh. Inter apo Lazio për të? Unë do të doja të qëndronte edhe një vit tjetër te Verona. Ai është një person serioz”.

Kujtojmë se pas 20-vjeçarit shkodran qëndrojnë dy klube të Serisë A; Interi dhe Lazio.

Zikaltrit janë interesuar që në merkaton e janarit për të, ndërsa Igli Tare me bardhekaltrit kryeqytetas kanë fituar terren në këtë “ankand”, duke bërë ofertë konkrete. Sidoqoftë, mbetet ende për t’u bërë drejt marrëveshjes totale mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat