Ribery: Me pëlqen Fiorentina

Futboll

Ribery: Me pëlqen Fiorentina

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 22:37
Franck Ribery

Franck Ribery është “i lumtur” që Fiorentina e konfirmoi trajnerin e ri Beppe Iachini për sezonin e ri, por ka thënë se “skuadra ka nevojë që t’i përmirësojë disa lojtarë të rinj”

Fituesi i Botërorit ka folur për TGR Rai Toscana në vendin ku hanë mëngjes çdo mëngjes, derisa ka siguruar se nuk frikësohet nga hajnat të cilët e kanë kërcënuar atë që të largohet nga klubi dhe qyteti.

“Firenca është një qytet i bukur që me pëlqen. Jam i lumtur këtu dhe kjo është e rëndësishme”, tha Ribery.

Viola po ashtu po përgatitet për të ardhmen dhe sot kanë zyrtarizuar trajner Iachinin, i cili do të jetë në stolin e skuadrës deri në sezonin e ardhshëm.

“Jam i lumtur për të dhe skuadrës. Ai e meriton, pasi që ka bërë një punë të mirë me ne. Është një lëvizje pozitive”, ka shtuar Ribery.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne të vazhdojmë ta zhvillojmë projektin kështu që klubi të rritet. Ne duhet t’i përmirësojmë disa gjëra me disa lojtarë të ri për sezonin e ri”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat