Paralajmëron Sarri: Do të shihni tjetër Juventus kundër Lyon

Futboll

Paralajmëron Sarri: Do të shihni tjetër Juventus kundër Lyon

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 11:44
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri ka paralajmëruar skuadrën e Lyon para ndeshjes së Ligës së Kampionëve.

Juventus janë kampionët e Serie A për sezonin 2019/20, por këtu nuk mbarojnë synimet e tyre për edicionin.

‘Zonja e vjetër’ vazhdon të jetë në garë në Ligën e Kampionëve, ku pas ndeshjes së parë në 1/16-ën e finales, ata shohin veten në disavantazh 1:0 kundër Lyon.

Por, para ndeshjes së kthimit, trajneri i Juves, Maurizio Sarri, ka paralajmëruar se do të shohin tjetër Juventus nga ai i Serie A që xhirot e fundit gaboi shumë.

“Pak frikë ndaj Lyon do të na bënte mirë”, ka thënë fillimisht Sarri.

“Por, unë nuk kam dyshim se ne do të sillemi ndryshe në ndeshjen kundër Lyon, krahasuar me ndeshjet e fundit në Serie A”, ishin fjalët e italianit.

Juventus e mbylli sezonin në Serie A me një humbje 3:1 kundër Romës. Në më pak se një javë ‘Biankoneri’ do të përballen me Lyon që këtë javë u mposht në finalen e Kupës së Francës nga PSG, vetëm pas penalltive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat