Kupa e Anglisë, Lampard e ka me arbitrin: Ai moment ndryshoi ndeshjen - Bota Sot
Kupa e Anglisë, Lampard e ka me arbitrin: Ai moment ndryshoi ndeshjen

Futboll

Kupa e Anglisë, Lampard e ka me arbitrin: Ai moment ndryshoi ndeshjen

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 11:49
Frank Lampard

Trajneri i Chelsea-t, Frank Lampard, nuk ka qenë aspak i kënaqur me kartonin e kuq që i është dhënë  Mateo Kovacic-it gjatë finales së Kupës së Anglisë kundër Arsenal-it.

Mesfushori i Bluve është dërguar në dhomat e zhveshjes nga arbitri Anthony Taylor, i cili e ka ndëshkuar lojtarin me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 73-të pas një ndërhyrje ndaj Granit Xhakës.

Përsëritjet e imazheve kanë treguar se vendimi i gjyqtarit ka qenë më i ashpër se duhet.

“Nuk ka qenë aspak një ndërhyrje për karton të kuq dhe ka ndryshuar ndeshjen ka thënë Lampard.

“Nuk mund të fajësoj lojtarin që kërkon të fitojë një dyluftim. Çfarë rregulli është ai? Ne kemi VAR-in dhe duhet ta përdorim sa më shumë të jetë e mundur për të marrë vendimin e duhur”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat